Lajme

Dështon edhe në raundin e dytë zgjedhja e një gjyqtari të Kushtetueses, konkursi përsëritet

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 15 June 2023

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as në raundin e dytë të zgjedh një gjyqtar për Gjykatën Kushtetueses.

Në këtë raund votimi, kandidatë ishin Hasan Shala dhe Bardh Bokshi, ku Shala mori 44 vota, ndërsa bokshi 46, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në procesin e votimit morën pjesë 95 deputetë, prej tyre 5 vota ishin të pavlefshme.

-Advertisement-

Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të deputetëve të pranishëm në seancë dhe që votojnë, vota të cilat asnjëri nga kandidatët nuk i mori.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi së për zgjedhjen e një gjyqatari në Gjykatën Kushtetuese konkursi do të përsëritet.

Rikujtojmë se Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, në maj të këtij viti i kishte rekomanduar Kuvendit për votim tre kandidatët për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Tre kandidatët për gjyqtarë në Kushtetuese nuk marrin votat e mjaftueshme në raundin e parë për t’u propozuar njëri për emërim te Presidentja

Në vazhdimin e seancës plenare të së enjtes në Kuvendin e Kosovës, tre kandidatët për një gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, Hasan Shala, Bardh Bokshi dhe Emrush Kastrati, nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u propozuar për emërim tek presidentja Vjosa Osmani.

Në raundin e parë të votimit të fshehtë, morën pjesë 97 deputetë, të pavlefshme ishin 6 fletëvotime. Kandidati Hasan Shala mori 42 vota, Bardh Bokshi 40 vota dhe Emrush Kastrati 9 vota, vota të cilat ishin të pamjaftueshme për t’u konsideruar i suksesshëm votimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i Kuvendit kërkoi nga Komisioni ad-hoc përsëritjen e procedurës së votimit, kësaj herë radhën e dytë të votimi, tani ndërmjet kandidatit Hasan Shala dhe Bardh Bokshi.

Më 26 maj,  Hasan Shala, Bardh Bokshi dhe Emrush Kastrati ishin rekomanduar për votim në Kuvendin e Kosovës për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatës Kushtetuese.

Më 19 maj, pesë kandidatë e nominuar për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese i ishin nënshtruar testit me shkrim për një pozitë të gjyqtarit në Kushtetuese.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), do ta monitorojë në tërësi procesin e përzgjedhjes së gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera