Lajme

Dështon balotazhi, përsëritet konkursi për kryesues të bordit të ZRRE-së

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 28 February 2019

Pas një pauze prej shumë se një orë ka vazhduar punimet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku edhe pas balotazhit për kryesues të bordit të ZRrE-së, asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme, gjë që çon në përsëritje të konkursit, shkruan inFokus.

Dy kandidatët, Bekim Jakupi dhe Petrit Pepaj morën vota të përafërta me njëri-tjetrin nga deputetët. Nga 79 vota sa ishin gjithsej, 7 ishin të pavlefshme, ndërsa 39 ishin për Jakupin dhe 33 për Pepajn.

Ndërkohë, Kuvendi i Kuvendit po vazhdon punimet me diskutimin e pikave tjetra të rendit të ditës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera