Lajme

Dështon Baki Kelani, nuk mund t’i numëroj protestuesit

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 29 September 2018

Ende nuk dihet numri i saktë i protestuesve që moren pjesë në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta inFokus, ka provuar të kontaktoj me Zëdhenësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani por ende nuk ka marrë ndonje përgjigjie rreth numrit total të pjesëmarresve në protestë.

Ndersa në një komunikatë për media të lëshuar nga PK-ja nuk jepen detaje rreth shifres së atyre personave që kanë qënë të pranishëm në këtë nismë.

-Advertisement-

Sipas PK-së protesta ka qënë e qetë dhe ka kaluar pa asnjë incidentë.

” Reth orës 16:00 protestuesit kanë filluar të shpërndahen, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente. Policia e Kosovës bëson në kulturen e lartë qytetare dhe shpreson që kjo ditë,protestë të kaloj e qetë”, thuhet në deklaraten e Policisë.

Protesta e organizuar nga Vetëvendosja ka filluar në oren 14:00 dhe ka zgjatur  rreth dy orë e gjysmë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera