Sport

Dështon Arsenali, rrezikon seriozisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 21 April 2019

Skuadra e Arsenalit është befasuar nga Crystal Palace, duke humbur në shtëpi me rezultat 3-2, në duelin e vlefshëm për javën e 35-të në Premier League, shkruan Gazeta inFokus.

Në pjesën e parë Arsenali e kishte posedimin dhe rastet, por Crystali e gjeti rrugën e golit, pasi në minutën e 17’ Benteke realizoi me kokë për 1-0, më të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Skuadra e Emeryt e nisi furishëm pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 47’ me golin e Mesut Ozil, por vetëm pas katër minutave mysafirët e rikthyen rezultatin në 2-1 me golin e shënuar nga Zaha pas një gabimi të Mustafit.

-Advertisement-

Se Crystali kishte udhëtuar për fitore u pa në minutën e 69’, ku James Mcarthur realizoi për rezultatin 3-1.

Në minutën e 77’ Abuameyang i  realizoi për rezultatin përfundimtar 3-2 për Palacen.

Pas kësaj disfate Arsenali rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve pasi tani renditet i katërti me 66 pikë, aq sa ka edhe Chelsea që renditet i pesti, kurse Crystali mbetet i 12-ti me 42 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera