Lajme

Dështoj propaganda, COVID-19 godet rëndë Serbinë, sot Vuçiq pritet të vendos masa të ashpra

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 02 July 2020

Koronavirusi si duket është rikthyer me të madhe nëpër shumë vende.

E në mesin e tyre, ani se thuhej e propagandohej se Serbia po ia del mirë, si duket një gjë e tillë nuk është e vërtetë, shkruan gazeta Infokus.

Madje, sot pritet që kryeqyteti serb, Beogradi të mbyllet terësisht.

-Advertisement-

Kjo do të bëhet e ditur nga vet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë kësaj dite do t’iu drejtohet qytetarëve, shkruan gazeta Infokus.

Sipas medias serbe, Informer, e cila është e afërt me Vuçiqin, nga rastet e fundit 80% janë në Beograd.

Dhe kësisoj, stafi i krizës i ka rekomanduar fuqishëm Vuçiqit që të mbyll terësisht Beogradin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera