Dështoi takimi i Presidentit Thaçi, kjo është arsyeja!
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 24 July 2017
Njohësi i çështjeve politike, Xhemal Ahmeti në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se takimi i Presidentit Thaçi dështoi.
“Dështoi takimi i Presidentit Thaçi nga arsyeja e vetme: Blloku LVV + LAA besojnë se PAN nuk i ka numrat dhe shpresojnë se mund t’ia dalin për ta fituar mandatin sipas mostrës së Maqedonisë”, tha ai.
Ahmeti më tej tha se edhe Thaçi vet e din që PAN nuk i ka numrat .
Sipas Ahmetit LVV së bashku me LAA dhe Lista Serbe janë duke u bërë gati të hyjnë në Qeveri.
“Gjitha indikacionet flasin se LVV + LAA + Lista Serbe janë marrë tashmë vesh për operacionin e tyre të hyrjes në qeveri. PAN bën garë me kohën dhe përpiqet që numrat t’i sigurojë ndryshe. Siç shihet këtu kemi një bllok të fortë bashkë me serbët që Haradinaj mos të bëhet kryeministër, së paku jo pa probleme”, ka thënë ai.
Nëse dikush pëson nga kjo gjendje e krijuar sipas Ahmetit është Kosova.
“E gjithë kjo lojë ka një humbës: Kosovën! Maqedonia eci. Serbia beson t’ia ketë dalë dhe me heqjen e Kosovës nga agjendat e saja të brendshme saora hyn në BE. Mali i Zi u bë. Shqipëria doli nga iliberaliteti dhe është drejt shtetit ligjor dhe demokracisë kualitative. Vetëm Kosova do mbetet si Bosnja – do t’iu lihet Shqipërisë dhe Serbisë për ta pasur nën kontroll deri në integrim, siç iu la Bosnja Kroacisë dhe Serbisë. Gjersa në Bosnjë porblemi është trinitar, në Kosovë problemin e bëjnë vetëm shqiptarët e sëmurë pas pushtetit, duke shpërfillur kështu rolin e Kosovës në kontekstin rajonal, pra duke eliminuar shtetin si faktor dhe të ardhmen e tij ne BE”, u shpreh Ahmeti për Gazeta Blic.
Ndryshe sot është mbajtur takimi konsultativ i Presidentit Thaç me përfaqësuesit parlamentar mirëpo edhe pse i ftoi për të caktuar datën e seancës konstituive, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka caktuar këtë datë.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
































