Lajme

Dështoi takimi i Presidentit Thaçi, kjo është arsyeja!

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 24 July 2017

Njohësi i çështjeve politike, Xhemal Ahmeti në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se takimi i Presidentit Thaçi dështoi.

“Dështoi takimi i Presidentit Thaçi nga arsyeja e vetme: Blloku LVV + LAA besojnë se PAN nuk i ka numrat dhe shpresojnë se mund t’ia dalin për ta fituar mandatin sipas mostrës së Maqedonisë”, tha ai.

Ahmeti më tej tha se edhe Thaçi vet e din që PAN nuk i ka numrat .

-Advertisement-

“Thaçi po aq nuk beson se PAN i ka numrat se ndryshe moti kishte shpallur datën. Dhe PAN si duket vërtet nuk i ka numrat se ndryshe do silleshin”, u shpreh ai.

Sipas Ahmetit LVV së bashku me LAA dhe Lista Serbe janë duke u bërë gati të hyjnë në Qeveri.

“Gjitha indikacionet flasin se LVV + LAA + Lista Serbe janë marrë tashmë vesh për operacionin e tyre të hyrjes në qeveri. PAN bën garë me kohën dhe përpiqet që numrat t’i sigurojë ndryshe. Siç shihet këtu kemi një bllok të fortë bashkë me serbët që Haradinaj mos të bëhet kryeministër, së paku jo pa probleme”, ka thënë ai.

Nëse dikush pëson nga kjo gjendje e krijuar sipas Ahmetit është Kosova.

“E gjithë kjo lojë ka një humbës: Kosovën! Maqedonia eci. Serbia beson t’ia ketë dalë dhe me heqjen e Kosovës nga agjendat e saja të brendshme saora hyn në BE. Mali i Zi u bë. Shqipëria doli nga iliberaliteti dhe është drejt shtetit ligjor dhe demokracisë kualitative. Vetëm Kosova do mbetet si Bosnja – do t’iu lihet Shqipërisë dhe Serbisë për ta pasur nën kontroll deri në integrim, siç iu la Bosnja Kroacisë dhe Serbisë. Gjersa në Bosnjë porblemi është trinitar, në Kosovë problemin e bëjnë vetëm shqiptarët e sëmurë pas pushtetit, duke shpërfillur kështu rolin e Kosovës në kontekstin rajonal, pra duke eliminuar shtetin si faktor dhe të ardhmen e tij ne BE”, u shpreh Ahmeti për Gazeta Blic. 

Ndryshe sot është mbajtur takimi konsultativ i Presidentit Thaç me përfaqësuesit parlamentar mirëpo edhe pse i ftoi për të caktuar datën e seancës konstituive, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka caktuar këtë datë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera