“Dështoi politika e Kosovës”, 35% e të rinjve pa punë e shkollim
Autori: Gazeta inFokus
08:51 | 09 October 2026
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se 35% e të rinjve nga mosha 15-24 vjeç, nuk punojnë, nuk ndjekin shkollimin e as trajnime.
Çfarë po i mban të rinjtë larg punës dhe arsimit, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova kanë diskutuar, sociologu Eduard Sopaj, gazetaret Dafina Jegeni dhe Era Berisha, si dhe aktivisti rinor, Adriatik Llugiqi, transmeton Klankosova
90 mijë të rinj të Kosovës po qëndrojnë jashtë tregut të punës dhe shkollimit, dhe këtë e quajti shifër jashtëzakonisht të lartë sociologu Sopaj.
“Nuk është thjesht një pagë mangu te ata, por edhe potenciali që ata nuk mund të krijojnë rrjetin social, nuk mund të inkuadrohen në shoqëri dhe nuk mund të kenë një pavarësi ekonomike”, u shpreh ai
Nga ana tjetër, Llugiqi tha se a janë krijuar kushtet e mjaftueshme për të qenë pjesë e infrastrukturave të ndryshme rinore dhe aktiviteteve.
“Në të njëjtën kohë, ata nuk janë duke e marrë përgjegjësinë që iu takon për të qenë pjesë e shoqërisë”, u shpreh ai në Klan Kosova.
E sipas gazetares Jegeni, Kosova ka çaluar shumë në arsimin profesional.
“Nuk i kemi futur sa duhet në treg. Nuk munden krejt me pasë diplomë. Nuk është veç diploma ajo që ta siguron arsimin. Ne e dimë që Evropa është duke na i marr zanatet, dhe janë mosha më të mesme. Por të rinjtë e shohin si kompleks me qenë automekanik, saldues, elektricist. Domethënë, ata e shohin të ardhmen jashtë, por orientimi në karrierë duhet të nisë qysh në moshë të re”, u shpreh Jegeni.
Kurse gazetarja Berisha, në emisionin “Ora Shtatë” tha se dështuar politika e Kosovës.
“Sot të rinjtë po i vuajnë pasojat e politikës, sepse po shihet që numri është rritë dhe nuk ka rënë. Ne e kemi pa që në periudhën e fundit në Kosovë, ka rënë një depresion kolektiv, pasi shteti është merr me gjithçka tjetër pos arsimit dhe të rinjtë tanë”, tha ajo.

T� tjera
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...


































