Lajme

Dështimi për marrëveshje, Bislimi: Serbia s’ishte konstruktive, Lajçak bëri përpjekje të sinqerta

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 14 May 2022

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia edhe njëherë u tregua dekonstruktive në takimet e djeshme. Ai ka falënderuar Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak për siç ka thënë përpjekjet e sinqerta për përfundim të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë raporton Gazeta Express.

Përkundër pritjeve dhe angazhimit para takimit , Serbia sërish nuk ishte konstruktive në takimet e djeshme në Bruksel. Zgjedhja për pengimin përmes pjesëmarrjes si strategji parësore po rezulton efikase në parandalimin e progresit. Konstruktiviteti dhe kreativiteti nga ana jonë është i nevojshëm dhe i dobishëm, por me sa duket jo i mjaftueshëm. Dua të falënderoj Miroslav Lajcakun për interesin dhe përpjekjet e tij të sinqerta drejt përfundimit të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë”, ka shkruar Bislimi.

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq, s’kanë arritur marrëveshje për targat pas takimit të djeshëm në kryeqytetin evropian.

Të dy patën takime bilaterale me Emisarin për dialog, Lajcak, por që mungoi takimi trilateral mes tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera