Lajme

Dështimi për dy vota!

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 10 March 2018

Vetëm dy vota të deputetëve po i nevojiten koalicionit qeverisës për ta miratuar Demarkacionin me Malin e Zi. Përpjekja për sigurimin e këtyre votave u dëshmua e pasuksesshme gjatë dy javëve të fundit. Shpresat janë që marrëveshja të kalojë javën tjetër nëse përkrahet nga Lista Serbe ose nga disa deputetë të “Vetëvendosjes”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Drejtues të koalicionit qeverisës kanë bërë të ditur se nuk po arrijnë ta miratojnë Demarkacionin me Malin e Zi pasi po u mungojnë vetëm dy-tri vota të deputetëve.

Më herët u tha se Demarkacioni do të kalojë këtë javë, por për shkak të mospërkrahjes nga Lista Serbe një gjë e tillë nuk ndodhi. I njëjti premtim po bëhet për javën e ardhshme.

-Advertisement-

Kryeparlamentari Kadri Veseli dje ka deklaruar se kjo marrëveshje do të kalojë shumë shpejt, pasi atë do ta votojnë disa deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje”, duke aluduar në grupin e të pakënaqurve të kësaj partie, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërsa zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është shprehur i sigurt se nuk do të nevojiten votat e “Vetëvendosjes” pasi kjo marrëveshje do të votohet nga Lista Serbe në javën e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera