Lajme

Dështimi i votimit të Komisionit Hetimor, Memli Krasniqi thërret konferencë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 19 April 2022

Kryetari i Partisë Demokratiket ë Kosovës, Memli Krasniqi ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pasi në Kuvendin e Kosovës nuk u votua miratimi i Komisionit Hetimor  lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

”Kryetari i Padtisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

PDK-ja si iniciuese e këtij Komisioni e lëshoi seancën e Kuvendit, pasi  nuk morën vota të mjaftueshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera