Fokus

Dështimi i radhës i mazhorancës, s’ka kuorum për t’i intervistuar kandidatët për ambasadorë

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 03 September 2021

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, e cila ishte thirrur me qëllim të intervistimit të kandidatëve për ambasadorë, ka dështuar në mungesë kuorumi, shkruan Gazeta Infokus.

Ky është dështim i partisë që qeverisë me vendin, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e ka shumicën parlamentare në Kuvend, e si rrjedhojë e ka edhe shumicën në secilin komision parlamentar.

Mbledhja e Komisionit ishte thirrur me urgjencë pasi Kosova aktualisht ka mbetur pa 12 ambasadorë në 12 shtete mike, që nga data 31 gusht.

-Advertisement-

Dështimin e mbledhjes e ka konfirmuar për Infokus, anëtarja e këtij Komisioni, Time Kadriaj, duke thënë se për çështje tjera nuk mund të flas pasi gjithçka që lidhet me këtë çështje është konfidenciale.

Por, ajo e ka kritikuar kryetarin e Komisionit, Haki Abazi, që ka dalë publikisht me status për dështimin e mbledhjes.

Për këtë vonesë, Qeveria ka marrë kritika të shumta nga opozita dhe shoqëria civile.

Ambasadorët e shkarkuar nuk kanë pasë as kujt t’ia dorëzojnë detyrën.

Në Presidencë janë përpjekur ta hedhin fajin për këtë gjë mbi MPJ-në, duke u arsyetuar se ende nuk u kanë shkuar emrat e kandidatëve për ambasadorë.

Aktualisht, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schëarz është në karantinë në Gjermani shkaku i pandemisë Corona-19. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera