Sport

Dështimi i Milanit drejt largimit në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 05 December 2019

Një vit më parë i bëri të ëndërrojnë tifozët e Milanit, por nisja e këtij sezoni për polakun Piatek me kuqezinjtë është një dështim total, duke arritur të realizojë vetëm 3 gola në 14 ndeshje.

Tashmë, ish-sulmuesi i Genoas mund të largohet nga kuqezinjtë ndoshta që në merkaton e janarit, me Ibrahimovic që është gjithnjë e më pranë një rikthimi te kuqezinjtë.

Të paktën kështu shkruajnë disa media në Gjermani, mes të cilave edhe “Ëeltfussball.de”, ku thuhet se Dortmund po ndjek lojtarin, për të cilin verdhezinjtë duket se janë të gatshëm të paguajnë deri 38 milionë euro për 24-vjeçarin.

-Advertisement-

Dortmundi po vuan në fazën ofensive ku shumë lojtarë janë të dëmtuar, ndërsa në anën tjetër, te Milani synim mbetet Ibrahimovic që në janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera