Dështimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend – KDI fajëson pozitë e opozitë
Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 11 February 2024
Një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare po dështojnë shkak të përplasjes ndërmjet pozitës e opozitës. E kjo sipas monitoruesve të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), po shkon në dëm të qytetarëve.
Arbër Thaçi, monitorues në KDI, në një intervistë për EO tha se sjelljet e deputetëve karshi obligimit ligjor i sheh të pritshme por të dëmshme. Ai kërkon që trajtimi i tyre të bëhet edhe duke i kundërshtuar ato marrëveshje.
Ndërsa, shmangia nga ky obligim, marrë parasysh benefitet materiale që vijnë nga këto marrëveshje, Thaçi i quan mosushtrim të duhur të funksionit të deputetit.
“Duke parë vullnetin politik brenda Kuvendit të Kosovës mendoj se kjo situatë paraqet një ngjarje të pritshme apo të parashikueshme në kuptim të qasjes së deputetëve kundrejt le të themi obligimit për të luajtur një rol më përfaqësues që ata bartin brenda Kuvendit të Kosovës. Ky zhvillim paraqet një hap të madh prapa meqenëse kemi të bëjmë me një obligim të tyre për t’i trajtuar marrëveshjet ndërkombëtare, trajtim i cili jo domosdoshmërisht nënkupton miratim të tyre, prandaj shmangia nga ky obligim veçanërisht kur kemi parasysh le të themi beneficionet materiale ose të ndryshme që vijnë nga një numër i këtyre marrëveshjeve paraqet një mosushtrim të funksionit të deputetëve”, u shpreh Thaçi.
Më shqetësuese Thaçi e sheh normalizimin e praktikave të tilla nga ana e deputetëve, duke i parë si mjet të vetëm kundër pushtetit.
“Pasojat lidhen drejtpërdrejt me fushën të cilën mbulojnë këto marrëveshje, le të themi në qoftë se një marrëveshje mbulon reformimin e sistemit hekurudhor, atëherë dhe beneficionet që lidhen me këto projekt, pasojat do të jenë të mëdha, domosdoshmërisht në kuptim të vonesës së nisjes së këtij projekti apo siç është rasti i marrëveshjes së Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e burgut ne Gjilan për të burgosurit danez në raste sikurse ky le të themi se kemi vonesë të fillimit të zbatimit të Traktatit në përmbajtje, mirëpo më shqetësues është fakti i normalizimit të praktikave të tilla ku sjelljet e papërgjegjshme janë shndërruar në një lloj mjeti politik në këtë luftën brenda kuvendit, janë shndërruar në mjete normale dhe të përdorshme nga ana e deputetëve”, tha Thaçi.
Monitoruesi i ligjvënësve thotë se kritika nuk duhet të bie vetëm tek ekzekutivi. Fajtor sipas tij janë partitë politike e deputetët individualisht.
“Qeveria do të duhej në njërën anë mbase i përfaqëson marrëveshjet si palë nënshkruese do duhej të bënte më tepër në dy kuptime. Shpjegimet më të mira të këtyre marrëveshjeve në disa prej rasteve kemi të bëjmë me një lloj amullie për përmbajtjen e marrëveshjes që është Traktati ndërmjet Kosovës-Danimarkës për shfrytëzimin e burgut për të burgosurit danez dhe së dyti edhe në rrethana kur deputetët t’i kenë kuptuar por vlerësojnë për arsye politike do duhej të nxiste më tepër dialog ndërmjet grupeve të ndryshme parlamentare dhe le të themi një lloj konsensusi për të mirat që këto marrëveshje përfaqësojnë”.
“Mirëpo më duhet të theksoj se një pjesë e përgjegjësisë për mos-trajtimin e këtyre marrëveshjeve nuk bie te ekzekutivi por të partitë dhe deputetët infividualisht si bartës të vullnetit qytetar meqenëse ata do duhej të vlerësonin individualisht dhe objektivisht marrëveshjet, kësisoj duke vlerësuar të mirat apo të këqijat që këto marrëveshje bartin dhe përfaqësojnë do duhej të shprehnin vullnetin e tyre dhe jo t’i bojkotojnë në tërësi këtë proces”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...