Lajme

Dështimi i Kurtit – Sulmohet nga të gjitha anët për alarmin e marrëveshjes “Thaçi – NOTO”

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 26 February 2020

Me 19 prill të vitit 2013, Hashim Thaçi, si kryeministër i Kosovës nënshkroi një marrëveshje që thuhej se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk të të shkojë në veri të vendit pa miratimin e alancës veriatlantike dhe liderëve lokal. Aso kohe në dijeni për këtë marrëveshje ishin edhe liderët e tjerë vendor në dër ta edhe vet Isa Mustafa si partner i Qeverisë PDK-LDK.

Por ,shtatë vite pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Hashim Thaçi, tani president i vendit po akuzohet se ka bërë shkelje të rëndë duke mos e lejuar FSK-në në veri të vendit.

Për këtë Albin Kurti kryeministër i Kosovës të mërkure thirri një konferencë të jashtëzakonshme për ta bërë të ditur siç e quan ai – (marrëveshje sekrete) – mes kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Për  këtë Albin Kurti si shef i qeverisë kërkoi edhe shkarkimin e Thaçit duke e quar atë në Gjykatën Kushtetuese për  siç thotë shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Për këtë iniciative si duke Albin Kurti do të mbetet i vetëm pasi ish partneri i PDK-së kohen kur u nënshkrua kjo marrëveshjen tani partner i Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhja Demoktarike e Kosovës, gjatë gjithë ditës ka heshtur ndajë këtij zhvillimi.

Gazeta inFokus, ka provuar të marr një qëndrim nga LDK-ja po që asnjë nga ta nuk ka pranuar të flas për këtë.

Të gjithë ata që e kritikuan Kurtin ishin të një vije, duke e quajtur si lider që po dëshiron të i prish punët me NATO-n.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka akuzuar se po i rrezikon raportet Kosovë-NATO.

 

“Është shqetësues fakti që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Gjatë luftës sonë çlirimtare, kam qenë vetë dëshmitar i veprimeve të kësaj Aleance, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ne, në interes të Kosovës, çlirimit të vendit tonë dhe kthimit të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre.

Qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe jo largimi i tyre nga cilido cep i Kosovës.

Sot, sovraniteti i Kosovës nuk rrezikohet nga NATO dhe marrëveshjet me NATO-n, por nga agresiviteti dhe kërcënimet e Serbisë.

NATO është garanci e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës” ishte reagimi i Veselit.

 

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj shkoi aq largë sa kërkoi edhe shkarkimin e Hashim Thaçit dhe që ta rrëzoj Albin Kurtin nga posti i kryeministrit duke e quajtur këtë një skandal të shefit të qeverisë.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj e ka quajtur skandaloze konferencën e sotme të kryeministrit Albin Kurti për pretendimet e tij se presidenti Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën me marrëveshjen e vitit 2013 me NATO-n, sa ishte kryeministër.

Sipas tij ajo ishte vetëm një letër ndërmjet NATO-s dhe qeverisë së Kosovës, por nuk ishte marrëveshje dhe nuk është as sekrete.

“Për mua nuk është marrëveshje, ajo letër është zotim që një Qeveri e Kosovës ia ka dhënë NATO-s. Nga ajo që shihet se më 2013 është diskutuar çështja e sigurisë ku është folur për gjykatat, policinë. Në Bruksel ka pasur një diskutim. NATO në Kosovë ende funksionon me 1244, pra është neutrale për Pavarësinë e Kosovës. Në këtë situatë drejtuesit e shtetit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shohin historinë” thuhej në reagimin e tij.

Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili këtë pozitë e mbajti në kohën kur ish-kryeministri Hashim Thaçi nënshkroi një dokument me NATO-n për aktivitetet e FSK-së në veri të Kosovës, ka folur ekskluzivisht për gazetën inFokus, në lidhje me përmbajtjen e dokumentit.

“Unë kam qenë në dijeni për këtë dokument, por nuk e kam parë, dokumentin na ka komunikuar KFOR-i dhe na ka treguar se si do të veprohet”, ka thënë Çeku.

Çeku, ka thënë që nënshkrimi i marrëveshjes ishte kërkuar nga vet NATO e jo nga Hashim Thaçi.

“Jo, dokumentin nuk e ka kërkuar që ta nënshkruaj Hashim Thaçi, kjo ishte kërkesë e vet NATO-s”.

Ndërsa, ai gjithashtu shtoi se ky dokument është i tejkaluar, pasi tashmë FSK ka rol të ri, pas votimit të tre ligjeve në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë në ushtri.

Vjosa Osmani ishte e rezervuar rreth krejt këtij  zhvillimi duke mos dashur të flas se kjo marrëveshje e Thaçit a është shkelje e kushtetutës, duke thënë se deklarimi i saj mund të keqkuptohet.

Mirëpo, ajo thotë se të gjithë juristët mund ta konfirmojnë se a është shkelje e Kushtetutës apo jo.

Këto ishin vetëm  disa kundërshtimet nga liderët e vendit ndaj qëndrimit të Albin Kurtit.

Lexo edhe: Pallaska për konferencën e Kurtit: E barazoi NATO’n me Serbinë

Lexo edhe: Flet ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku për dokumentin e Thaçit me NATO-n

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera