Lajme

Dështimi i Besa Gaxherrit në zgjedhjet e 14 shkurtit, ja sa vota arriti të marrë

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 08 March 2021

Në zgjedhjet e 14 shkurtit shumë politikanë dikur të fuqishëm pësuan rënien të cilën askush nuk e ka paramenduar, madje duke mos arritur të bëhen as pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Njëri nga këta emra është Besa Gaxherri, politikanja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputete për disa mandate e zë i fuqishëm i kësaj partie brenda institucionit më të lartë legjislativ në vend.

Gaxherri në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, duke marrë vota të pamjaftueshme për të qenë pjesë e 15-shes më të votuar të kësaj partie.

-Advertisement-

5304 vota ishin të pamjaftueshme për të që të marrë edhe një mandat si përfaqësuese e qytetarëve në Kuvend.

Kujtojmë që LDK pësoi rënien më të madhe të saj në gjithë historinë parlamentare të shtetit të Kosovës, duke marrë vetëm 12.6% të votave apo 15 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera