Sport

Dështim në Botëror, por “mbret” në merkato

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 29 July 2018

Brazili zhgënjeu në botërorin e kësaj vere duke mos i qëndruar pretendimeve për të garuar për titullin, por tërheqja e skuadrave nga lojtarët e Seleçaos, është gjithmonë shumë e lartë, dhe këtë e thonë numrat.

Një analizë në këtë sesion merkatoje zbulon se futbollistët brazilianë janë ata që kanë gjeneruar shifra të mëdha në lëvizjet mes klubeve. Për kartonët e lojtarëve nga vendi i Amerikës latine, janë shpenzuar në total 549 milionë Euro, dhe Premier Liga mban rekordin me gjysmën e parave.

Kjo është një shifër shumë e madhe që i korrespondon vetëm lojtarëve me një kombësi, dhe e destinuar të rritet pasi merkatoja do dhe një muaj të mbyllet.

-Advertisement-

Liverpul ka investuar 100 milionë Euro në futbollistë brazilianë. “The Reds” kanë firmosur me portierin më të kushtueshëm në historinë e klubit, pasi Alisson la Romën për 75 milionë Euro.

Parave për brazilianët në “Anfield Road”, i shtohet dhe kostoja e Fabinhos që u pagua 39 milionë Euro. Ndërkohë në La Liga, brazilianët kanë lëvizur 221 milionë Euro, si në merkaton hyrëse ,ashtu edhe në dalje.

Barcelona në veçanti ka shpenzuar 81 milionë Euro për vetëm dy lojtarë, Malcom dhe Arthur, ndërsa Reali i Madridit e tejkaloi me blerjen e Vinicius dhe Rodrigo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera