Lajme

Dëshmitë e vjedhjes së votave për Meliza Haradinajn, PDK kërkon rinumërim të vendvotimeve që kanë qenë në dorën e mashtruesve

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 06 March 2021

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, është shprehur i shokuar nga video-incizimet të cilat shfaqin skandalin e madh të manipulimit të votave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Elshani ka thënë se si përfaqësues i PDK-së në KQZ, do të kërkojë menjëherë që të rinumërohen të gjitha vendvotimet të cilat sipas tij, kanë qenë në dorën e mashtruesve.

“Si përfaqësues i Partisë Demokraitke të Kosovës në KQZ, do të kërkoj menjëherë që të rinumërohen të gjitha vendvotimet të cilat kanë qenë në dorën e mashtruesve, ndërsa video-inçizimet, ky rast dhe rastet tjera të dyshimta të procedohen në prokurori. “, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim erdhi pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi ku shihet se ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla, si duket nuk mori mjaftueshëm vota për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Elshanit:

Jam i shokuar nga video-inçizimet të cilat shpërfaqin tendencat për manipulimin rezultatet e kandidatëve dhe për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Si përfaqësues i Partisë Demokraitke të Kosovës në KQZ, do të kërkoj menjëherë që të rinumërohen të gjitha vendvotimet të cilat kanë qenë në dorën e mashtruesve, ndërsa video-inçizimet, ky rast dhe rastet tjera të dyshimta të procedohen në prokurori.

Si KQZ përgjatë gjithë këtij procesi zgjedhor kemi qenë të angazhuar në integritetin e zgjedhjeve dhe ruajtjen e kredibilitetit të ndërtuar ndër vite të KQZ-së, andaj nuk do të lejojmë që askush në asnjë formë të baltosë e të cenoj këtë institucion që ka për obligim të ruaj dhe të paraqes saktë vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera