Lajme

Dëshmitari në rastin ndaj Mustafës: Nuk kam pasur mundësi ta shihja se kush më ka rrahur

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 22 September 2021

Dëshmitari i parë në Gjykatën Specialen në rastin ndaj Salih Mustafës, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë në një rast se nuk ka pasur mundësi të shihte se kush e ka rrahur.

“Nuk kam pasur mundësi të shihja kush më ka rrahur”, ka thënë ai kur është pyetur nga avokati i Mustafës për të përshkruar pretendimin e tij për rrahje.

Dëshmitari po ashtu ka thënë se gjatë rrahjes ka dëgjuar vetëm një herë një emër, të cilin e ka konsideruar të çuditshëm.

-Advertisement-

Kjo është dita e tretë që ky dëshmitar po dëshmon në rastin ndaj Mustafës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera