Lajme

Dëshmitari në Hagë: Masakrat e kryera nga Serbia në Drenicë më shtyn që t’i bashkohem vullnetarisht UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 10 November 2021

Këtë të mërkurë po vazhdon gjykimi në Hagë ndaj Salih Mustafës.

Në këtë seancë po vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit të radhës të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, njofton Klankosova.tv.

Dëshmitari i mbrojtur deklaroi se masakrat e kryera nga Serbia në Drenicë e shtynë atë që vullnetarisht t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkurt të vitit 1999, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Pas shumë masakrave veçanërisht pas masakrave që ka bo Serbia në Drenicë sidomos në familjen e Adem Jasharit vullneti ka qenë edhe më i madh për të mbrojtur vendin dhe për të shkuar vullnetarisht për të kryer ato që duhej kryer lidhur me ushtrimet ushtarake në mënyrë që të jemi në anën e Ushtrisë Çlirimtare atë kohë”.

“Së pari kam shkuar në fshatin Konushefc që është afër fshatit Sibovc në komunën e Podujevës dhe aty jam lajmëruar, ka qenë shkurti i vitit 99 pastaj kam takuar përgjegjësin e asaj zona që i thonin “Komandant Daja”.

“Kjo zonë ishte e gatshme për luftë, kishte ushtarë që ishin të veshura me uniformë dhe mbanin emblema të UÇK-së në krahë”, u shpreh dëshmitari.

Kujtojmë se në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera