Lajme

Dëshmitari në aktakuzën e Blakajt thotë se 20 mijë ushtarë kishte UÇK-ja pak para transformimit në TMK

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 21 August 2018

20 mijë veteranë kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës pak para transformimit në TMK në shtatorin e vitit 1999. Sipas njërit prej dëshmitarëve të aktakuzës së ish-prokurorit Elez Blakaj puna e Komisionit Qeveritar për Verifikim të Veteranëve ka qenë e panevojshme pasi ka pasur evidenca nga ajo periudhë. Ndërsa anëtarët e Komisionit i ka quajtur të paaftë.

Në fakt, siç pretendon Spiro Butka, anëtar i shtabit të Operacionit ‘Shigjeta’ dhe kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK’së në Tiranë, numri ishte saktësisht 14,064.

Fillimi i intervenimit të NATO’s mbi caqet serbe kishte ndikuar edhe në rritjen e numrit të ushtarëve.

-Advertisement-

Butka i ka dërguar KTV’së një listë me numrin e ushtarëve që kishte UÇK’ja në periudhën shtator 1999, që përkon me kohën e transformimit në TMK.

1-SHP i UÇK-së 48

2-N/Rep. Spec të SHP të UÇK-së 140

3-Logjistika e UÇK-së 40

4-Operac. Shigjeta 5865

5-ZO e Drenicës 2611

6-ZO e Pashtrikut 1985

7-ZO e Dukagjinit 1859

e Shalës (Mitrovicës) 1258

9-ZO e Llapit 4523

10-ZO e Narodimes 1253

11-ZO e Karadakut 347

GJITHSEJ NË UÇK 19,929

Sipas Butkës, regjistrat e kësaj periudhe do të duhej të ishin në arkiva, për ta bërë kështu të panevojshme punën e komisionit qeveritar.

“I theksova këto shifra sepse gjatë përpunimit të vendimit të operacionit ‘Shigjeta’ me Bislim Zyrapin, me këtë numër e ndërtuam raportin e forcave. Po rreth këtij numri kanë dalë shifrat dhe regjistrimet e pasluftës nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme dhe ajo e transformimit të UÇK-së në TMK. Mendoj se këto statistika gjenden në arkivat e Kosovës dhe nuk kish nevojë të krijoheshin regjistrime nga disa punonjës të paaftë të atij komisioni, që duhen analizuar përse i kanë bërë këto shtesa marramendëse”, ka thënë Spiro Butka, anëtar i Shtabit të Operacionit ‘Shigjeta’ dhe kryetar i SHVL të UÇK’së në Tiranë.

Megjithëse pretendimet për fryrje të numrit të veteranëve i ka vlerësuar si një goditje për moralin e shqiptarëve, imazhi i UÇK’së, sipas Butkës, nuk mund të prishet nga mashtruesit.

Butka në aktakuzën e ish-prokurorit Elez Blakaj, është një prej 6 dëshmitarëve dhe ka shprehur gatishmërinë që të flasë për mashtrimet e shumta që janë bërë me listat e veteranëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera