Dëshmitari: Mosparaqitja para drejtësisë e personave që kryen krime më ka shkaktuar stres
Autori: Gazeta inFokus
11:55 | 11 November 2021
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmitari i gjashtë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa. Derisa u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtëses së viktimave, dëshmitari i mbrojtur ka thënë se vazhdon të ketë stres, nervozë e lodhje si pasojë e asaj që thotë të ketë përjetuar në një qendër ndalimi në Zllashë.
Dëshmitari që mban kodin W04669, i cili ka thënë se është rrahur nga disa pjesëtarë të UÇK-së në Zllashë, pretendon se nga të njëjtit persona janë kryer krime të mëdha.
“Të unë ka shkaktuar stres, nervozë, lodhje nga energjia për t’u marrë me atë çështje, dhe po ashtu mos paraqitja para drejtësisë qe 22 vjet të personave për krime të ndryshme të të njëjtit lloj edhe më të mëdha që kanë ndodh, se i imi është i vogël në krahasim me ato çka kam parë unë si dëshmitar, në rastin konkret që e theksuam më herët dhe raste tjera që po shihen që janë të ditura për publikun”, ka thënë dëshmitari i ZPS-së.
Avokatja e viktimave, Anni Pues e ka pyetur dëshmitarin se si ndjehet pasi ishte “i arrestuari i UÇK”, ndërsa ai ka thënë se ishte nën arrest nga një grup njerëzish duke shtuar që trajtimi ndaj tij ka qenë i padrejtë dhe i palogjikshëm.
“Në aspektin e përgjithshëm unë isha arrestuar nga disa persona atje që çdo vend mund të ketë person të mirë e të keq dhe në momentin kur unë jam ndaluar atje më është dukur e palogjikshme për shkak që nuk e ndjeja të fajshëm veten për asgjë. Ne kemi ndjerë një lloj frike të madhe për shkak se ne nuk e dinim realitetin pse po ndodh ashtu, ne nuk ishim të armatosur asnjeri prej neve, ata ishin të armatosur, nuk më ka shkuar mendja ndonjëherë t’i kundërvihem atyre, vetëm të lëmë fatin tonë në duar të tyre”, ka thënë dëshmitari i mbrojtur.
Sipas dëshmitarit, me personat për të cilët thotë se e kanë mbajtur në qendër ndalimi, kanë pasur probleme edhe disa kolegë të tij por jo të tilla si arrestimi.
Gjatë dëshmisë së tij, W04669 ka thënë se ndalimi i tij ka qenë jo i ligjshëm dhe jo njerëzor.
Pas përfundimit të pyetjeve nga ana e mbrojtëses së viktimave, dëshmitari po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e avokatit mbrojtës së Salih Mustafës, Julius Von Bone.
Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar pesë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./KP

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...

































