Lajme

Dëshmitari i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëgjohet në seancë private

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 11 September 2023

Në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të 22-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ai është i mbrojtur dhe po dëshmon përmes video-lidhjes.

Para fillimit të dëshmisë së tij është bërë e ditur se mbrojtja e viktimave nuk ka pyetje për këtë dëshmitar ndërsa i njëjti do të intervistohet nga prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve.

Dëshmitari i cili mban kodin 3827 ka filluar të përgjigjet në pyetjet e prokurores Deborah Mayer.

-Advertisement-

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar 22 dëshmitarë të ZPS-së, vetëm pesë prej tyre pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./KosovaPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera