Dëshmitari i vrasjes në Runik: Gjithçka ndodhi për 15 sekonda, u gjuajtën rreth 50 plumba
Autori: Gazeta inFokus
18:57 | 10 August 2023
Policia e Kosovës ka njoftuar se në një kafiteri në Runik të Skenderajt është vrarë një 39-vjeçar dhe tre të tjerë janë plagosur. Sipas njoftimit, thuhet se në lokal kanë hyrë dy persona të maskuar e të armatosur, duke shtënë në drejtim të viktimës
Dëshmitari Musa Gashi, i cili në atë moment ishte brenda lokalit, tha se i dyshuari kishte hyrë në objekt dhe kishte shkrepur diku rreth 50 plumba në drejtim të njerëzve.
Sipas tij brenda lokalit kanë qenë rreth 16 persona, derisa shtoi se i dyshuari ishte me maskë dhe me uniformë të llojit të ushtarakëve.
“Ka hy një person i maskum me uniformë ka gjuajtur në drejtim të njerëzve. Një person e kam parë, por dyshohet se ka pas më shumë. Ka gjuajtur me kallashnikov. Po, ka qenë i maskum dhe me një uniform si të ushtrisë. Kanë qenë 15 ose 16 persona [në lokal]. Po fatmirësisht kam shpëtu pa lëndim. Sikur të ishte ndonjë akt terrorist, me gjujt në drejtim të njerëzve ka qenë e pamendushme. Probleme të rralla ka pas por kështu jo nuk ka pas probleme më herët në atë lokal. Policia ka ardh me shpejtësi por gjuajtja ka ndodh 10 apo 15 sekonda, janë gjuajtur përafërsisht 50 plumba. Ka ardh ambulanca e policia”, tha ai, në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.
Musa Gashi theksoi se personin që u vra në Runik e ka njohur dhe se ai nuk ka qenë person që mund të lidhet me krimin.
Shaqir Uka, shef i repartit të Intensivës në QKUK, ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajt është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit, dhe për këtë arsye gjatë një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës së djathtë.
Uka ka thënë se i plagosuri është duke marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor, pasi ka humbur shumë gjak dhe janë duke tentuar që t’ia stabilizojnë gjendjen. /Dukagjini

T� tjera
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...
-
Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për ve...
-
“E turpshme dhe e papranueshme” – Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj vendimit të Speciales për Thaçin
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht
Ish-zëvendëskryeministri Hajderin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht...
-
Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim
Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të...
-
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale. I njëjti do të l...
-
Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn
Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Ai akuzohej ...
-
Thaçi dënohet edhe me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, është dënuar edhe me 17 muaj burgim n...
-
Gjyqtari: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bis...






























