Dëshmitari i tretë në Gjykatën Speciale, Jakup Krasniqi e përcjellë seancën përmes video-lidhjes
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 20 Prill 2023
Në seancë të mbyllur për publikun ka filluar të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të tretë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë në sallën e gjyqit ndërsa Jakup Krasniqi po e përcjellë këtë proces përmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit në Hagë.
Para se dëshmitari të arrijë në gjykatore, trupi gjykues ka bërë të ditur se do të lëshojë një urdhër me gojë, për komentet lidhur me pyetjet që dje gjykatësit i kanë bërë dëshmitarit në fund të seancës.
Përmes këtij urdhri, ai ka theksuar se turpi gjykues e ka autoritetin të mbledh provat që i gjykon të domosdoshme për gjykim të drejtë dhe të plotë të kësaj çështje.
Por, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, avokat Gregory Kehoe, ka kërkuar leje që të përfundojnë parashtrimin e tyre dhe më pas të kërkohen argumentet e trupi gjykues, raporton Kp.
Megjithatë, kryegjykatësi, Charles L. Smith ka thënë se thënë se trupi gjykues i ka dëgjuar parashtrimet e mbrojtjes së Thaçit dhe Selimit të mërkurën sa i takon pyetjeve të bëra nga trupi gjykues për dëshmitarin e dytë të ZPS-së.
“Nuk është e përshtatshme për gjykatësit që të shohin deklarata të papranuara të dëshmitarëve për të nxjerrë pista të reja hetimi. Gjykata e Apelit të Kosovës ka konstatuar që një dokument që është diskutuar me dëshmitarin nga trupi gjykues, nuk ishte autentik dhe mbrojtja do të ketë drejtën të rifillojë pyetjet e veta bazuar në pyetjet që janë drejtuar dëshmitarit, deklaratat e mëparshme të dëshmitarit që shërbejnë dhe janë edhe baza e pyetjeve nga trupi gjykues ishin edhe në listën e prezantimeve për këtë dëshmitar”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se trupi gjykues kur bënë pyetje nuk kufizohet vetëm në materialet që janë renditur në listën e prezantimeve të palës që e ka thirrur dëshmitarin.
“Trupi gjykues i bëri pyetje dëshmitarit dje lidhur me pjesë të transkriptove të intervistave që dëshmitari i kishte dhënë ZPS-së dhe që ZPS i kishte përfshirë në prezantimet e veta dhe që janë përdorur disa herë nga ekipet e mbrojtjes kur bënë kundërpyetjet veta.
Për më tej, i paraqet apo i bënë pyetje dëshmitarit lidhur me një dokument që ishte i përfshirë në listën e prezantime të ZPS-së. Po ashtu, mbrojtja bëri të qartë njoftimin e vet sa i takon relevancës së këtyre dokumenteve apo provave të dëshmitarëve në fjalë dhe e dini se këto dokumente mund të diskutoheshin nga dëshmitari.
Asnjë cenim nuk u shkaktua lidhur me këto pyetje. Trupi gjykues nuk kufizohet kur u bën pyetje dëshmitarëve vetëm në materialet që janë renditur në listën e prezantimeve të palës që e ka thirrur dëshmitarin. Fushëveprimi i pyetjeve gjyqësore është i gjerë dhe nuk kufizohet vetëm në një fushë të caktuar, sipas rregullës 127 3, gjykatësi në çdo fazë mund t’i drejtojë pyetje dëshmitarit”, ka thënë Smith.
Ai ka thënë se palët nuk duhet të supozojnë se trupi gjykues ka bërë ndonjë paragjykim apo ka cenuar vendime të ardhshme.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se turpi gjykues do të vlerësojë dhe do të vendosë lidhur me çdo kundërshtim të paraqitur nga mbrojtja për çdo dokument që dorëzohet në bazë të autenticitetit.
“Trupi gjykues kërkon në përputhje me rregullën 137 (2) të vlerësohen lirisht të gjitha provat që janë dorëzuar paraprakisht për të përcaktuar pranueshmërinë dhe rëndësinë e tyre në përfundim të gjykimit. Palët kujtohen të mos supozojnë se trupi gjykues ka bërë një paragjykim apo ka cenuar vendime të ardhshme në lidhje me këto. Sa i takon autenticitetit, turi gjykues duhet, sipas rregullës 138, të sigurojë që çdo provë e pranuar të jetë autentike.
Paragrafi 47 i urdhrit mbi zhvillimin e procesit gjyqësor parashikon që palët mund ta kundërshtojnë një provë materiale, ta bëjnë këtë kundërshtim të qartë në momentin kur kjo provë kërkohet që të pranohet si provë. Trupi gjykues do të vlerësojë dhe do të vendosë lidhur me çdo kundërshtim të paraqitur nga mbrojtja për çdo dokument që dorëzohet në bazë të autenticitetit dhe këtë do ta bëjë në kohën e duhur”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Dhomat e Specializuara veprojnë në sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe se trupi gjykues duhet të funksionojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, Kodi i procedurës penale në Kosovë përcakton që krahas provave të propozuara nga palët dhe palët e dëmtuara, trupi gjykues ka autoritetin të mbledh provat që i gjykon të nevojshme dhe të domosdoshme për gjykim të drejtë dhe të plotë të kësaj çështje.
“Trupi gjykues rikujton se Dhomat e Specializuara veprojnë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Trupi gjykues duhet të gjykojë dhe funksionojë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe burimeve të tjera që janë përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji.
Trupi gjykues nuk ka juri, ata janë të mbështetur në fakt dhe në ligj dhe janë gjykatës profesionistë që në mënyrë që të dalin me konstatimet e duhura mund të ndërmarrin të gjitha hapat që gjykohen të nevojshme për të zbuluar të vërtetën, për të bërë këtë turpi gjykues në bazë të nenit 40(9) pika 6 e ligjit, urdhëron nxjerrjen e dëshmive krahas atyre që janë mbledhur paraprakisht apo janë prezantuar para trupit gjykues nga palët”, ka thënë ai.
Pas përfundimit të këtij urdhri, prokurorja Silvia D’Ascoli ka kërkuar që të merret vendim lidhur me një kërkesë të cilën ka theksuar se e kanë përcjellë përmes postës elektronike, por këtu seanca ka vijuar me redaktime dhe pastaj e mbyllur për publikun.
Dëshmitari i cili mban kodin W04421 është dëshmitari i tretë i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve.
Përveç një pjesë të shkurtë të dëshmitarit të dytë, seancat e tjera në këtë proces gjyqësor janë zhvilluar tërësisht në seancë private.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.
Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...



































