Dëshmitari i tretë: Disa prej dëshmitarëve të frikësuar i larguam nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 28 October 2021
Kroati Miro Jukiq është dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në kohën e rrjedhjes së dokumenteve ai ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka kontaktuar me rreth 30 dëshmitarë. Sipas tij, dëshmitarët kanë qenë të frikësuar si shkak i publikimit të dokumenteve andaj disa prej tyre i kanë zhvendosur nga Kosova.
Disa prej deklaratave të dëshmitarit, prokurori ka kërkuar të pranohen si prova materiale.
Derisa i është përgjigjur prokurorit, Jukiq ka konfirmuar se ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS deri në prill të vitit 2021, e prej kësaj periudhë është udhëheqës i ekipit për siguri dhe trajtim të dëshmitarëve pranë ZPS-së.
Jukiq i kishte dhënë deklaratë ZPS-së në tetor të vitit 2020, për të cilën ka thënë se lidhet me kontaktet e dëshmitarëve pasi rrjedhën dosjet e ZPS-së.
“Pas rrjedhjes së informacioneve dhe dokumenteve, kemi marrë disa telefonata nga dëshmitarë që shfaqen shqetësimet e tyre që ishin të frikësuar në lidhje me faktin që emrat e tyre ishin bërë të njohur në mediat në Kosovë dhe rajon. Ne morëm vendim që t’i thërrasim në telefon dhe t’i informojmë që emrat e tyre kishin rrjedhur, ishin në dokumentet publike dhe gjitha njohuritë e mija të përprisha në deklaratë kanë të bëjnë me kontaktet që kam pasur me ata njerëz”, ka thënë dëshmitari i ZPS-së.
Jukiq ka thënë se ka pasur dëshmitarë që i kanë kontaktuar vet zyrtarët e ZPS-së, ndërsa ka shtuar se ai ka biseduar me rreth 30 dëshmitarë ndërsa në tërësi stafi ka biseduar me 200 dëshmitarë.
Kontaktet e dëshmitarëve, Jukiq ka thënë se i kanë marrë nga burimet publike në Kosovë dhe nga vet dëshmitarët me të cilët ka shtuar se më disa raste edhe janë takuar fizikisht.
Bisedat, Jukiq ka thënë se i kanë përpiluar në nota zyrtare.
“Të gjithë personat ishin shumë të shqetësuar, disa fillonin të bërtisnin në telefon, disa na thonin që mos t’i kontaktonim më, dhe reagimi i tyre kryesisht nuk ishte i mirë[…]Të gjithë personat që më kontaktuan mua ishin të shqetësuar dhe të tronditur. Të gjithë personat që na kontaktuan ne ishin të trembur por disa nga ata që ne i kontaktuam më vonë gjatë ushtrimit tonë thanë që nuk duan të ia dinë dhe nuk kanë frikë”, ka thënë
Sipas dëshmitarit të ZPS-së “një prej dëshmitarëve pasi kishte mësuar për publikimin e informacionit konfidencial kishte ikur nga Kosova”.
Ai ka thënë se disa prej dëshmitarëve i kanë larguar nga Kosova, sipas tij, për shkak të frikësimit të tyre.
“ZPS ndërmori shumë hapa, shamë masa në bazë të kësaj gjëje. Disave prej tyre u dhamë numra të rinj të telefonit dhe pajisje telefonike për komunikim të sigurt me ne. Përgatitem për shumë prej tyre plane për menaxhimin e riskut, gjithashtu i zhvendosëm disa prej tyre nga Kosova”, ka thënë Jukiq.
Për të marrë vendimin për zhvendosjen e tyre, Jukiq ka thënë se kanë marrë parasysh kërcënimin dhe deklaratat e dëshmitarëve.
Jukiq ka thënë se ka punuar në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kroaci e Bosnje dhe gjashtë vjet në Tibunalin për ish-Jugosllavi, oficer për mbështetjen e dëshmitarëve dhe viktimave.
Paraprakisht, në gjykimin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, ka dëshmuar koordinatorja e hetimeve në ZPS dhe një ish-gazetar kosovar.
Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Të tjera
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...