Lajme

Dëshmitari i parë në Hagë: Dy persona më dhanë çokollatë dhe më goditën boks

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 20 September 2021

Në Hagë sot duke filluar nga ora 09:30, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës.

Dëshmitari i parë, identiteti i cilit është i mbrojtur ka thënë se është ndaluar në afërsi të fshatit Zllash, ku është goditur nga dy persona me armë të gjata.

““Ma dhanë çokollatën, m’ka ra boks në kry edhe ma ka shti ni thes të zi në krye, ma s’kanë fol kurgjo me mu, veç me kanë thanë kena me të dhanë çokollata sa të shkojmë atje”, tha dëshmitari.

-Advertisement-

Seancën e kaluar Mustafa deklaroi se është i pafajshëm dhe braktisi seancën pasi sipas tij asnjë nga akuzat e lexuara nga prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith nuk ishte e vërtetë. Smith tha se të gjitha viktimat e komandant “Calit”, siç njihet Mustafa ishin shqiptarë të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera