Lajme

Dëshmitari Hoti: Triumf Riza do ta dërgonte Enver Sekiraqën në burg

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 18 October 2018

Minutat e fundit të jetës së Triumf Rizajt i ka rrëfyer në gjykatë të mërkurën shoku i tij Gazmend Hoti.

Ani pse në dëshminë e tij Hoti nuk ka inkriminuar asnjë njëri në vrasjen e mikut të tij të ngushtë, siç i është referuar vazhdimisht ai Triumf Rizës, dëshmia e tij ka sjellë informata për problemet me të cilat po përballej Riza pak para se të vritej dhe për njerëzit që, sipas Hotit, po ia shkaktonin ato probleme.

Në seancën e dytë, pasi lënda është kthyer në rigjykim për të akuzuarin Enver Sekiraqa, ishte planifikuar që në cilësi të dëshmitarëve të intervistoheshin edhe tre persona të tjerë. Por Gjykata në arsyetimin e saj ka thënë se nuk kanë arritur të gjenin adresën e babait dhe vëllait të Triumfit, e as të hetuesit që ishte planifikuar të intervistohej të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

-Advertisement-

“Koha Ditore” dhe KTV-ja kanë kontaktuar babanë e Triumf Rizës, Shefqet Riza. Ai ka thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë dhe se arsyetimi i Gjykatës Themelore se nuk e kanë adresën e tij është i paqëndrueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera