Dëshmitari flet për vëllain që shkoi në Siri dhe ligjëratat e Shefqet Krasniqit
Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 22 January 2018
Dëshmitari Suad Mustafa ka vazhduar t’i përgjigjet prokurorit në pyetjet rreth motieve të mundshme që mund ta kenë shtyrë vëllain e tij, Ilirin, të shkojë në frontin e luftës në Siri.
Mustafa tha se “askush nga familja nuk ka pasë dijeni se ai (Iliri) ka me shku në Siri edhe pse unë kam qenë i afërt me të”, raporton kallxo.com.
A e keni kuptuar se pse ka shku në Siri?
Jo si specifikacion, muhabete të ndryshme ka pasë, unë nuk jam profesionist me gjetë saktësisht se pse ka shku, qysh e thash ma parë, jeta, shoqëria në Kosovë.
A është biseduar ndonjëherë se a është biseduar që ligjëratat e Shefqet Krasniqit kanë mundur të ndikojnë në vendimin e tij për të shkruar në Siri?
Gjyshi ka pasë muhabete por edhe babai për kësi tema që forma e interpretimit të një ligjërimi, pavarësisht se nga cilido prijës fetar apo mësues forma e vrazhdëta nëse shfaqen kanë ndikuar.
Ju a jeni praktikues i fesë?
Jo i rregullt.
Në vazhdën e kësaj përgjigje a mundesh me na shpjegu për çfarë forma të ligjërimit e ke fjalën?
Kur ka pasë ndonjë emision të caktuar televiziv si një formë të egër të interpretimit të asaj ligjërate por më detaj nuk i di sepse nuk i kam përcjellë por ato muhabete janë çelë se kanë ndiku te Iliri.
Ligjëratat e Shefqetit (Krasniqit) qysh janë interpretu dhe qysh janë vlerësu për ato ligjërata?
Unë konkretisht mendoj që ka pas pasë raste shumë të ashpra në ato ligjërata dhe unë për veti nuk i du sepse është qasje që nuk e di dhe mendoj se është vështirë me i përballu dikush.
A e din përmbajtjen e atyre ligjëratave pasi po thoni se është vështirë me i përballu dikush?
Nuk më kujtohen tash.
Këtë interpretim a e keni në bazë të njohurive tuaja apo e keni në bazë të anëtarëve të familjes?
Po, në bazë të mendimit tim.
A e keni dëgjuar ju ndonjëherë direkt?
Komplet unë nuk kam dëgjuar ndonjë ligjëratë të tij. Unë nuk rri në shtëpi dhe nuk e dëgjoj televizionin.
Pasi nuk keni shiku ligjërata të tilla, bindja e juaj e vrazhdësisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a është formësuar te ti?
Ma herët kur thash se gjyshi ma gjuajke dirigjuesin, unë e vetsha se çka ka a lajmi a parlamenti, ai thojke se nuk po fol bash mire filan hoxha, i egër pak?
Për kë ish fjala?
Po për Shefqetin (Krasniqin) dhe hoxhallarë të ndryshëm.
A e ka specifiku gjyshi ndonjëherë emrin e hoxhallarëve të ndryshëm?
Jo, se ka përmendur por ai i ka njohur më shumë se unë.
Çka mendoni ju dhe familja juaj lidhur me ligjëratat e Shefqet Krasniqit dhe shkuarjen në Siri?
Unë personalisht mendoj që kanë ndiku prej të gjitha atyre problemeve që i përmenda por mendoj se kanë ndiku edhe pse s’jam far eksperti.
Aktualisht, në seancën gjyqësore ndaj ish imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, po dëshmon dëshmitari Suad Mustafa i cili do të merret fillimisht në pyetje nga prokurori Elez Blakaj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pesë ditët e ardhshme do të...
-
18 mijë euro shpenzime mjekësore të padeklaruara- Dosja e SPAK’ut për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) listohen trajtimet m...
-
Bedri Hamza nga Istogu: Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për investimet e munguara publike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar qindra qytetarë t...
-
Gashi i LDK-së i kërkon dorëheqje Kurtit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, po i kërkon dorëheqje kryem...
-
Zbret për toke çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë u shtrenjtua për 130%
Veç për 49 euro tregtohej një megavat energji elektrike më 20 tetor 2024 në t...
-
Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,...
-
Mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 1 aksident me vdekje, 22 me të lënduar ...
-
Itali: 78-vjeçari e vrẹt shqiptarin pasi zbulon se kishe një lidhje me gruan e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Një 45-vjeçar shq...
-
Një aksident me fatalitet, e 22 me të lënduar brenda 24-orëve
Një aksident trafiku me fatalitet, e 22 me të lënduar, janë regjistruar brend...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Leposaviq
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Leposaviq. Policia njofton se tru...
-
Malishevë: Vetura godet për vdekje një person që ishte në karrocë
Një veturë e ka goditur për vdekje një person që ishte në karrocë. Shofer...
-
Këto janë vendet ku do të ketë reduktime të energjisë elektrike
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit LP 10kV J04 Obiliqi-(Qyteti )...