Lajme

Dëshmitarët shpjegojnë fuqinë e shpërthimit në Bejrut

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 05 August 2020

Dje Bejruti është dridhur nga një shpërthim që ka ndodhur në një depo të nitratit të amoniumit, që la të vdekur qindra veta dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Nga të mbijetuarit është thënë se ky shpërthim i ka kthyer kujtimet e tyre të traumave nga bombardimet e mëhershme.

Madje njëri është shprehur se shpërthimi i djeshëm i asocion me vrasjen e Haririt më 2005.

“Në çast e kam humbur dëgjimin. Isha shumë afër”, ka thënë një nga të mbijetuarit.

-Advertisement-

Shkaqet e shpërthimit në portin e qytetit ende mbesin të panjohura. Ai ka ndodhur në një kohë të ndjeshme për Libanin që po përballet me krizë ekonomike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera