Dëshmia e Krenar Çoçaj për përndjekjen e Luanës: Ajo ishte e shqetësuar, prandaj e shoqërova në punë…
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 19 July 2017
Biznesmeni kosovar, Krenar Çoçaj, ka qenë shpëtimtari i Luana Vjollcës, ditën kur ajo është trembur më shumë nga fansi i saj i zjarrtë, Besmir Lila.
Për shkak të shqetësimeve që moderatorja kishte nga Lila, biznesmeni ka shkuar të shoqëronte mikeshën e tij gjatë largimit nga ambientet e punës, shkruan “Panorama”. Në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, të cituara në vendimin e Apelit, Çoçaj ka sqaruar se ka ndërhyrë menjëherë, kur të bllokuar në trafik tek Unaza e Re, ka parë Besmir Lilën t’i shkojë te xhami i makinës moderatores Vjollca.
Në lidhje me grushtimin e Lilës, Çoçaj ka sqaruar se ka reaguar, pasi është qëlluar prej tij dhe për ta penguar që mos të nxirrte ndonjë armë nga çanta e tij.
DESHMIA E ÇOÇAJT
Sipas materialit kallëzues, Oficeri i Policisë Gjyqësore, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasin Krenar Çoçaj, i cili ka shpjeguar se ishte i lidhur prej dy vjetësh me shtetasen Luana Vjollca, e cila punonte në TCH.
Kësaj shtetaseje, prej dhjetorit 2016, e përndiqte një person, i cili i shkruante vazhdimisht dhe e ndiqte atë nga pas ku ajo shkonte, shkak për të cilin ajo ka qenë e shqetësuar.
Për këtë arsye ai ka shkuar për ta shoqëruar atë ditë nga puna. Më tej, sipas deklaruesit, ndërsa po ktheheshin në Tiranë, secili në makinën e tij, tek Unaza e Re ka parë që Luanën e ndiqte një mjet, që tentonte t’i dilte para.
Në një moment Luana e ka telefonuar duke i thënë “ky psikopati më është ngjitur me makinë nga pas”. Më pas, sipas deklaruesit, ndërsa po afroheshin te mbikalimi, ku kishte trafik, ka parë këtë person, që ka zbritur nga makina e tij dhe është afruar te makina e Luanës.
Deklaruesi pohoi se ka shkuar aty duke i thënë “çfarë don ti me gruan time”, ndërkohë që ky person e ka kërcënuar se do ta vriste dhe tentonte ta fuste dorën në një çantë që kishte në krah. Pas kësaj, sipas deklaruesit, ky person e ka goditur me grusht, gjë të cilën e ka bërë dhe ai, pasi nuk mund ta linte të nxirrte ndonjë armë, ndërkohë që pas kësaj aty ka mbërritur Policia.
Të tjera
-
Ndërpritet dëshmia e Dobrunës, do t’i pranohen deklaratat me shkrim
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK...
-
Komisionerja e BE’së për zgjerim thotë se menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë do të ketë lëvizje për dialogun
Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, e ka përmendur shku...
-
Plạgoset me thịkë këngëtari në Shkodër
Një plagosje me thikë është shënuar paraditen e sotme në Shkodër. Nga të d...
-
EULEX’i përforcon praninë në Kosovë, pritet të arrijnë forca shtesë nga Franca, Italia, Portugalia e Lituania
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është du...
-
Pas sanimit të dëmeve nga sụlmi i nëntorit, lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është lëshu...
-
LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Raporti i PK-së: Mbi 1500 gjoba e 17 persona të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj...
-
Barduani: Deri në një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në Urën e Ibrit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka thënë se çdo prani e FSK-së në veri ...
-
Ministri gjerman i mbrojtjes mbërrin në Ukrainë për të dërguar mesazhe mbështetjeje
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius mbërriti në Kiev të martën për n...
-
Dobruna në Speciale: Jam shumë keq me harresën, nuk jam në gjendje t’i kujtoj të gjitha
Sokol Dobruna është duke e vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara ...
-
Vrạsja e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu dalin para Gjykatës se Apelit
Në Gjykatën e Apelit të martën po shqyrtohen ankesat ndaj vendimit të dyt...
-
Ramush Haradinaj i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ësht...