Dëshmia/ Atentat ndaj Trump! Çfarë ndodhi përpara se autori të qëllonte, dy oficerë policie lanë pozicionet e tyre…
Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 24 July 2024
Drejtori i policisë së shtetit të Pensilvanisë thotë se dy punonjës policie që ishin pozicionuar në kompleksin e ndërtesave nga ku një person hapi zjarr në drejtim të ish-Presidentin Donald Trump ishin larguar prej aty në kërkim të tij, përpara të shtënave, duke ngritur dyshimet se ky pozicion kyç u la zbuluar ndërsa autori hipi mbi çati.
Koloneli Christopher Paris tha para një komisioni të Kongresit se dy oficerë policie ishin pozicionuar pranë një dritareje në katin e dytë të kompleksit AGR International Inc. Ata pikasën Thomas Matthew Crooks që po vepronte në mënyrë të dyshimte dhe u larguan nga pika ku ishin pozicionuar, në drejtim të tij, së bashku me oficerë të tjerë, tha drejtori i policisë së shtetit të Pensilvanisë.
Zoti Paris tha se nuk e dinte nëse oficerët do të kishin mundur të shihnin Thomas Matthew Crooks duke u ngjitur në çatinë e një ndërtese ngjitur nëse do të kishin qëndruar në vendin e tyre, pranë dritares.
Një video e marrë nga një ligjvënës që vizitoi vendngjarjen të hënën tregon se një dritare në katin e dytë të ndërtesës kishte një pamje të qartë të çatisë nga ku sulmuesi hapi zjarr, ishte e paqartë nëse videoja tregonte dritaren ku ishin pozicionuar oficerët.
Dëshmia ofron një pasqyrë të re mbi masat e sigurisë për tubimin e zotit Trump në Butler, në Pensilvani më 13 korrik, por ngre gjithashtu pikëpyetje të mëtejshme lidhur me vendimet e organeve të zbatimit të ligjit përpara se sulmuesi Crooks të hapte zjarr.
Prokurori i Qarkut Butler, Richard Goldinger, i cili mbikëqyr njësinë e forcave të ndërhyrjes së shpejtë nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia Associated Press. Një zëdhënës i Shërbimit Sekret nuk iu përgjigj pyetjeve nga Associated Press, përfshirë edhe atë se kush dha urdhër që oficerët të largoheshin nga vendi i tyre.
Kjo dëshmi vjen mes një sërë pikëpyetjesh që lidhen me dështimet e shumta që krijuan terren që 20-vjeçari i armatosur të hipte në çati dhe të qëllonte tetë here me armë gjysmë automatike AR në drejtim të turmës pak pasi zoti Trump filloi të fliste. Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Zoti Trump mori një plagë në vesh.
Drejtorja e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle njoftoi sot dorëheqjen një ditë pasi ajo u paraqit përpara një komisioni të Kongresit dhe u kritikua me orë të tëra nga ligjvënës demokratë dhe republikanë për dështimet e sigurisë.
Ndërkohë, një sërë hetimesh mbi ngjarjen, nga administrata e zotit Biden dhe ligjvënës, vazhdojnë ende.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson dhe udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries thanë të martën se po mbështesin një grup pune dypartiak për të hetuar tentativën për vrasjen e zotit Trump. Dhoma e Përfaqësuesve mund të votojë që të mërkurën për ngritjen e grupin të punës, i cili do të përbëhet nga shtatë republikanë dhe gjashtë demokratë.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të gjetur arsyet që mund të kenë nxitur autorin Crooks, por nuk kanë gjetur ndonjë prirje ideologjike që mund të çonte në shpjegimin e veprimeve të tij. Hetuesit që kontrolluan telefonin e tij gjetën fotografi të zotit Trump, zotit Biden dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë dhe zbuluan se ai kishte kërkuar datat e Konventës Kombëtare Demokrate si dhe paraqitjet e zotit Trump. Ai gjithashtu kishte kërkuar informacion rreth depresionit./ Zëri i Amerikës
Të tjera
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...