Fokus

Dëshmi nga presioni i pushtetit tek shërbyesit civil, me qindra ankesa në Këshillin Mbikëqyrës

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 02 August 2023

Qindra shërbyes civil janë të pakënaqur në institucionet publike.

Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti 900 zyrtarë të shërbimit civil janë ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Sipas këtij institucioni ky numër i ankesave nga zyrtarët që janë të pakënaqur me punën në publik për arsye të ndryshme është bërë për periudhën 1 janar deri më 30 qershor të vitit 2023, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK), në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023, gjegjësisht në periudhën 1 Janar – 30 Qershor 2023 ka pranuar/regjistruar gjithsejtë 900 ankesa nga nëpunës civil/kandidat për pranim në Shërbimin Civil të Kosovës.  KPMShCK, përveç ankesave të pranuara gjatë kësaj periudhe, ka pasur për shqyrtim edhe 311 ankesa të bartura nga viti 2022, dhe 30 ankesa të viteve paraprake për të cilat u detyrua për vendosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë/Departamenti për Çështje Administrative”, kanë deklaruar nga KPMShC, shkruan Gazeta Infokus.

Në fillim të vitit 2022 Këshilli Mbikëqyrës pati për trajtim 1 mijë e 241 ankesa duke përfshirë edhe ato që nuk kishin përfunduar të vitit 2022.

Derisa tani në proces të shqyrtimit janë vetëm edhe 330 ankesa të bëra nga zyrtarët publikë.

“Bazuar si me sipër, rrjedh se në gjashtë mujorin e pare të vitit 2023, kanë qenë për shqyrtim gjithsejtë 1241 ankesa, ku si rrjedhojë prej tyre 911 ankesa apo 73.41% e numrit të përgjithshëm të ankesave janë shqyrtuar dhe palët janë njoftuar lidhur me vendimmarrje, ndërsa 330 ankesa apo 26.59% të ankesave të pranuara janë në proces të shqyrtimit dhe vendosjes”, thuhet në njoftim.

Mirëpo ende nuk dihet se kur do të përfundojë shqyrtimi i ankesave që kanë mbetur pa shqyrtuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera