Lifestyle

Dëshironi të bëheni lidere e paharrueshme? Mësojeni këtë aftësi

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 19 December 2017

Shkollat më të mira të biznesit, duke filluar nga Stanfordi e deri te Whartoni, e mësojnë tregimin e historive si strategji të komunikimit në biznes. Aftësia për ta treguar një histori interesante dhe për ta mbajtur vëmendjen e dëgjuesve është shenjë e lidershipit.
Tregimi i storjeve është mënyrë e fuqishme për liderët që të fitojnë klientë, t’i rrisin shitjet, të rekrutojnë staf të talentuar, etj., transmeton Telegrafi.

Një storje e mirë nuk është vetëm argëtuese – por është dëshmuar shkencërisht se është metodë efektive për t’i ndihmuar njerëzit të mbajnë mend informacione të ndryshme. Sipas profesoreshës së marketingut Jennifer Aaker,  storjet mbahen mend 22 fish më shumë sesa faktet.

Me fjalë të tjera, nëse keni një mesazh të cilin dëshironi që tjerët ta mbajnë në mend, përçojeni atë përmes një historie!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera