Sport

Dëshira e madhe e Jose Mourinhos, eliminimi i Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 19 June 2018
Jose Mourinho ka vazhduar të analizojë Kupën e Botës për televizionin rus RT.
Komentet e fundit të trajnerit portugez nuk u kanë pëlqyer shumë tifozëve të Kombëtares së Serbisë.

Jose Mourinho ka thënë se dëshiron që Serbia të eliminohet sa më parë nga Kupa e Botës.

“Serbia dukej mirë kundër Kosta Rikës. Të fortë, të pjekur, duan të kenë sukses. Unë i njoh disa lojtarë të tyre, e di se çfarë fantazie kanë. Kam folur me Maticin, e kam parë se çfarë ata ndjejnë, sa shumë brengosen. Me të vërtetë ata luajnë mirë”, ka deklaruar Mourinho.

Por, portugezi me deklaratën tutje ka tronditur serbët, duke thënë se dëshiron që ata të eliminohen, që lojtarët e tij të kenë kohë të mjaftueshme për të pushuar e për të qenë gati për sezonin e ri të Premierligës që fillon në muajin gusht.

-Advertisement-

“Shumë nga fjalët e mia janë keqinterpretuar para botërorit. Nuk kam thanë se Serbia do të eliminohet menjëherë, por unë dua që ata të eliminohen. Dhe këto janë gjëra të ndryshme”.

“Dua që lojtari im të pushojë mirë për sezonin e ri”, ka shtuar Mourinho duke iu referuar Maticit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera