Sport

Deschamps: Zidane një ditë do jetë trajner i Francës

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 22 March 2019

Zinedine Zidane u rikthye ne stolin e klubit mbretëror duke firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 me Realin e Madridit por mesa duket e ardhmja e tij premton për gjëra akoma më të mëdha, siç është stoli i përfaqësues së Francës. Të paktën kështu e mendon madje me bindje të plotë trajneri aktual i gjelave , kampioni i botës Didier Dechamps.

“Herët ose vonë Zinedine Zidane do të ulet në stolin e kombëtares franceze. Do të mbajë me dinjitet këtë post, nuk jam i sigurt se kur do të ndodhë diçka e tillë por kam bindjen absolute se e ardhmja e tij është shkruar e tillë, ashtu siç ndodhi me mua. Sidoqoftë nuk mendoj se kjo ëshë një çështje që e përfshin të tashmen e tij e për pasojë nuk përkthehet në një problem për mua”, citohet trajneri në të përditshmen prestigjoze franceze L’Equipe një deklaratë e argumentuar edhe për faktin se për momentin 50-vjeçari Deschamps nuk e ka ndërmend t’i lirojë vendin ndokujt tani afër.

“Personalisht kam të njejtat bindje, jam i vendosur entuziast dhe kam dëshirën për të vijuar në këtë detyrë të rëndësishme”, shton ai. “Jam i sigurtë se kemi ende shumë punë për të bërë drejt trofeve të tjerë të rëndësishëm për të fituar dhe eksperincave të bukura. Të qëndroj edhe pas Europianit të 2020-ës është një opsion për mua dhe lidhur me objektivat tanë për kampiontin Europian 2020, më duhet të them se duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi. Fillimisht duhet të kualifikohemi. Rreziku ekziston gjithnjë edhe për skuadrat e mëdha dhe kualifikueset nuk janë kurrë të lehta gjithsesi vijmë shumë të motivuar dhe besimplotë” , përfundon Didier Deschamps.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera