Sport

Deschamps tregon arsyen pse nuk e ftoi Benzeman në Kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 30 August 2017

Didier Deschamps ka thënë se nuk e ka ftuar Karim Benzeman në Kombëtare për të mirën e skuadrës.

Karim Benzema është lënë jashtë skuadrës përfaqësuese franceze edhe për ndeshjet e radhës së Eliminatoreve të Botërorit të Rusisë.

Trajneri Deschamps e ka bërë tashmë të ditur vendimin e tij dhe në një intervistë për “Le Parisien”, ai e ka justifikuar atë duke thënë se në plan të parë është interesi i skuadrës.

-Advertisement-

“Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. E mendova mirë. Nuk e bëra analizën duke menduar për individin, por për skuadrën përfaqësuese që në fakt qëndron mbi çdokënd. Në fund e bëra zgjedhjen time duke u bazuar tek ajo që është më e mira për Francën, gjithnjë kam vepruar kështu””, tha Deschamps

Benzema nuk grumbullohet në përfaqësuesen e Francës që nga muaji tetor i vitit 2015.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera