Lajme

DeSantis sfidon Trumpin për president nga republikanët

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 25 May 2023

Guvernatori i Floridas, republikani Ronald Dion DeSantis, ka bërë të ditur se do t’i hyjë garës për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shpalljen e kandidaturës së tij, DeSantis e bëri përmes një videoje ku tha se këtë po e bën “për ta udhëhequr rikthimin tonë të madh amerikan”.

DeSantis, me kandidaturën e tij pritet që të ketë një garë të ashpër me ish-presidentin e ShBA-së, Donald Trump, i cili po ashtu vjen nga Partia Republikane.

-Advertisement-

Përveç Trump dhe DeSantis, kandidatë tjerë nga Partia Republikane pritet të jenë ish-ambasadorja e ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, senatori amerikan Tim Scott dhe sipërmarrësi e autori Vivek Ramasëamy.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera