Fun & Video

Derri i egër zë nudistët në befasi

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 10 August 2020

Një incident komik ndodhi në Berlin, saktësisht në një zonë pikniku nudist, ku derri i egër me dy këlyshë vodhi një qese plastike që mbante laptopin e njërit prej njerëzve që ndodheshin aty.

Fotografitë në mediat sociale tregojnë një burrë të zhveshur të moshës së mesme duke vrapuar pas një derri të egër që mbante çantën e tij.

Kjo nuk është hera e parë që kafshët kanë vjedhur gjëra nga njerëzit. Disa ditë më parë, gjithashtu, në Berlin, u zbulua një dhelpër duke vjedhur këpucë të njerëzve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera