Lajme

Derisa po zhvillonte aksion para MINT-it, i thyhet vetura kryetares së Rinisë Demokratike

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 02 August 2023

Vetura e kryetares së rinise së PDK-së, Arbnora Salihut, është thyer dhe janë vjedhur gjësende, derisa kjo e fundit po merrte pjesë në një aksion simbolik para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Gazetari Haris Ademi nga vendi i ngjarjes ka bërë të ditur se janë vjedhur çanta, kuleta dhe telefona të saj dhe disa aktivisteve të tjerë që i kanë lënë aty, raporton Klan Kosova.

Vetura gjendej në parkingun e ministrisë në kohën kur ka ndodhur thyerja e xhamit dhe vjedhja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera