Lajme

Derisa Kurti kërkon mobilizim, Daut Haradinaj falënderon votuesin e VV-së për mbështetje ndaj tij

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 10 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në facebook, ka bërë një falënderim të veçantë. Këtë falënderim, Haradinaj i ka kushtuar votuesve tradicional të VV-së, të cilët të shumtë në numër i kanë dalur në përkrahje kandidaturës së tij për Prishtinën.

Haradinaj u shpreh se shumë prej tyre përveç që ju kanë bashkëngjitur vizionit të tij, janë edhe pjesë e listës garuese të tij për Prishtinën.

‘Bashkë e kemi kuptuar që ndryshimi nuk vjen nga ata që ndryshojnë çdo ditë. Gara për Prishtinën s’ka parti por ka vizion, guxim e vendimmarrje. Këtë vullnet tuajin do ta përkthej në punë e gjithëpërfshirje’, theksoi Haradinaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë i tij:

Për këta muaj të angazhimit tim për Prishtinën, kam takuar me qindra votues të VV-së. Shumë prej tyre ju kanë bashkangjitur edhe vizionit tim, madje një pjesë edhe garues për konceptin ‘E Para Prishtina’.

Bashkë e kemi kuptuar që ndryshimi nuk vjen nga ata që ndryshojnë çdo ditë.

Gara për Prishtinën s’ka parti por ka vizion, guxim e vendimmarrje.

Këtë vullnet tuajin do ta përkthej në punë e gjithëpërfshirje.

Ndryshimi i vetëm për të mirë do të jetë vetëm Prishtina. Unë do të mbetem i njëjti.

Ju falënderoj përzemërsisht!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera