Rajoni dhe Bota

Deri tani 50 të vdekur e mbi 3.000 të plagosur në Bejrut pas shpërthimit të frikshëm

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 04 August 2020

Statistikat e fundit të nxjerra nga Libani raportojnë për 50 të vdekur dhe mbi 3.000 të plagosur pas shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin Bejrut.

Shpërthimi në qytetin port pranë një fabrike fishekzjarresh në orën 6 me orën lokale shkaktoi një katastrofë në vend.

Ministri i Shëndetësisë tha se fabrikat ku ndodhi shpërthimi mendohet të kenë pasur material të shumta eksplozive.

-Advertisement-

Pamjet dramatike tregojnë momentin e shpërthimit të fuqishëm dhe më pas krijimin e një shtëllunge të madhe tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.

Ndërkohë ushtria libaneze ka dalë menjëherë në terren. Shpërthimi ka ndodhur përpara verdiktit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005.

Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara do të nxirrte aktgjykimin në mungesë të katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të Rafik Haririt.

Të katërt janë anëtarë të grupit të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, i cili vazhdimisht ka mohuar të ketë pasur gisht në vdekjen e Haririt.

Shpërthimi i dytë i pakonfirmuar u raportua të ishte pranë rezidencës së Haririt në të njëjtin qytet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera