Fokus

Deri në orën njëmbëdhjetë kaq kosovarë ikën nga masat e Albin Kurtit

Autori: L Abazi 12:56 | 09 April 2021

Më shumë se 5 mijë persona ia mësynë Shqipërisë vetëm të premten, që nga mesnata deri në orën 11:00.

Kështu tregojnë të dhënat e Policisë së Kosovës të cilat i ka siguruar Gazeta inFokus.

“Datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, thonë në policinë e Kosovës.

-Advertisement-

Krejt kjo duket të jetë si shkak i vendimit të ri për masat kundër koronavirusit.

Për dallim prej ditëve të tjera vetëm të premten del se afër 4 mijë persona kanë kaluar kufrin Vermicë dhe Morinë.

“Datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona,

Datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, thuhet në përgjigje për Gazetën inFokus.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masat anticovd nga data 7 prill e që pritet të zgjasin deri me 18 prill. Gastronomia dhe Qendrat Tregtare janë mbyllur plotësisht me masat e reja si dhe është vendosur kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera