Lajme

Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 24 April 2024

Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur të dhënat për daljen në votime nga 1200 vendvotime.

Nga gjithsej 612.850 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 291 777, respektivisht 47,61%. Sipas të dhënave të deritanishme lidhur me daljen, dalje më e madhe është shënuar në Novaci me 71,07%, ndërsa dalje më e ulët në Shuto Orizare, 22,06%.

Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha vendvotimet. Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 345 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit.

-Advertisement-

Prej tyre, 98 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi i të drejtës së votës, 36 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 46 kundërshtime janë refuzuar.

Kundërshtimet e mbetura janë duke u përpunuar./alsatMk.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera