Lajme

Deri në orën 12 votuan 14.61% të qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 22 October 2017

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim, ka raportuar rreth mbarëvajtjes së procesit zgjedhorë deri në orën 12:00 përmes një konference për media, shkruan Infokusi.com

Hulumtuesi Albert Krasniqi,  ka thënë se deri në orën 12:00 kanë votuar 276 mijë e 342 qytetarë më të drejtë vote ose shprehur në përqindje 14.61%.

Tri komunat ku dalja e votueseve ëshët më e lartë janë Kllokoti me 32.8%. Mamusha 24.9%, dhe Leposaviq me 13.3%, ndërsa tri komunat me daljen më të ulët në zgjedhje janë Skenderaj me 9.3%, Dragashi me 10.8% dhe Rahovcei me 11.2%, shkruan infokusi.com

-Advertisement-

Krasniqi ka thënë se parregullsitë e paevidentuara janë 26 tentime për të rivotuar, qëndrimi parapa kabinës derisa qytetari po voton, fotografimi i votës etj./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera