Lajme

Deri në mesditë numër i vogël i qytetarëve votuan në Bujanoc

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 03 April 2022

Deri në mesditë numër i vogël i qytetarëve kanë votuar në komunën e Bujanocit. Vetëm 14 për qind prej tyre kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Ndërkohë i tërë procesi zgjedhor po konsiderohet se ka shkuar në rregull deri tani.

Zëvendëskryetari i KQZ në komunën e Bujanocit, Refik Shemsedini tha për KosovaPress, se janë të kënaqur me rrjedhën e zgjedhjeve.

-Advertisement-

“Deri tash jemi të kënaqur me rrjedhjen e zgjedhjeve ka shkuar gjithçka mirë nuk kemi pasur asnjë problem në asnjë vendvotim, kurse sa i përket daljes e kemi shumë të vogël, deri në orën 14;00 vetëm 14 për qind”, tha ai.

Ai nuk pranoi të komentoi numrin e madh të qytetarëve serbë nga Kosova që kanë ardhur në mënyrë të organizuar në Bujanoc.

“Ne nuk e kemi obligim të atyre që vijnë nga Kosova, ne kemi obligim vetëm nivelin komunal zgjedhor”, tha ai.

Ndër qytetarë edhe Admir Selimi u shpreh i kënaqur me mënyrën e procesit zgjedhor.

“Procesi shkoi mirë nuk pash parregullsi, kështu që i tërë procesi shkoi mirë…për neve është më mirë me pas sa më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë për të drejtat tona”, tha ai.

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës po garojnë me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë.

Në garë janë koalicioni i Shqiptareve të Bashkuar me bartës liste, Shaip Kamberi dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me bartës liste, Shqiprim Arifi./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera