Lajme

Deri në 7 orë e gjysmë pritjet në Merdarë për ta lëshuar Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 17 August 2023

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në 7 orë e gjysmë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë është 3 kilometra.

Pritje për ta lëshuar Kosovën deri në një orë e gjysmë ka edhe në pikëkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, kurse deri në 40 minuta, pritjet janë në Jarinje.

-Advertisement-

Në pikat e tjera kufitare, gjendja është më e lehtë, ku pritjet më së shumti zgjasin deri në 15 minuta.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera