Lajme

Deri në 40 minuta pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 04 January 2022

Bashkëatdhetarët po përballen me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare për të dal nga Kosova, shkruan Gazeta Express.

Pritjet janë gati në një orë për ta lënë Kosovën.

SipasQendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, 30 deri në 40 minuta janë pritje në pikën kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë. Dalja në këto pika kufitare janë 50 deri në 70 metra.

-Advertisement-

Ndërsa në pika tjera kufitare deri në këto momente paraqitet situatë më e qetë dhe pa pritje të gjata.

Gjatë së hënës kolonat kanë qenë kilometrike.

Në dalje të Merdarës kolonat mbrëmë kanë arritur deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat kanë qenë deri 100.

Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera