Lajme

Deri në 10 orë pritje në kufi

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 10 August 2018

Pikëkalimi kufitar i Merdarës po vazhdon të jetë edhe sot më i ngarkuari me vetura dhe kolona të gjata.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë pritjet në dalje janë nga 8 orë e 20 minuta deri në 10 orë.

Kurse, kolonat në hyrje janë 30-40 metra, e në dalje 3500 metra.

-Advertisement-

Pas kësaj pike, më e ngarkuar mbetet Dheu i Bardhë me 300 minuta pritje në dalje apo pesë orë, 30 minuta në hyrje.

Po ashtu, në Mutivoda në dalje pritjet janë deri në 180 minuta, kurse në hyrje 10 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera