Lajme

Deri ku ka arritur rasti i Astrit Deharit?

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 11 January 2022

Kanë kaluar pesë vjet që nga vdekja e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari në qelitë e paraburgimit në Prizren.

Një vdekje që qysh në minutat e parë kur u dha lajmi, shokoi të gjithë vendin, sidomos nga konstatimet organeve të shtetit që aludonin në një vetëvrasje dhe politikës ditore që akuzoi pushtetin për vrasje.

Zv. ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë në ‘Context’, në ATV se çështja është në dorë të Prokurorisë Speciale dhe shumë shpejtë pritet një raport i dytë nga Instituti Zviceran, që në rastin e parë e ka quajtur vetëvrasje.

-Advertisement-

“Rasti i Astrit Deharit është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Rasti është në dorën e Prokurorisë Speciale e cila është duke e pritur raportin e dytë nga Instituti Zviceran, pasi që në raportin e parë e kanë cilësuar si vrasje, Tani po e presim këtë raportin e dytë, pastaj Prokuroria e ka të drejtën kushtetuese me vepru më tutje”, ka thënë Sallahi në Context.

Astrit Dehari u arrestua me 30 gusht të vitit 2016 së bashku me pesë aktivist të tjerë të Vetëvendosjes si të dyshuar për sulmin me granatë dore me 4 gusht të atij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera